Sporti është një nga sferat që po nis sansksione ndaj Rusisë dhe rusëve që janë të afërt me liderin rus, Vladimir Putin.

Në Britani të Madhe sot gjatë ditës raportohej se oligarkut Roman Abramovich do t’i hiqet e drejta për të jetuar në Britani të Madhe.
Kurse, lajmet e fundit nga ‘Telegraph’ bëjnë të ditur se mund të ketë edhe masa të tjera ndaj njeriut që konsiderohet si ‘kyç në shtrirjen e regjimit të Putin’.
Anëtari i Parlamentit të Britanisë së Madhe nga radhët e Partisë Laboriste, Chris Bryant ka kërkuar që rusit t’i hiqet e drejta e pronësisë mbi Chelsea.
Chelsea është skuadër me bazë në Londër dhe një nga më të suksesshmet në Angli, sidomos në garat evropiane.

