Pas Goricës edhe Kaspi nga Kazakistani e shkarkon trajnerin Igor Angellovskin. Ish seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nuk po arrin të gjej vetën në asnjë skuadër që nga largimi prej punës së seleksionuesit. Drejtuesit e ekipit nga Kazakistani sot e kanë larguar nga detyra e trajnerit, Angellovskin dhe e kanë falenderuar. Ndërkohë në deklaratën e Angellovskit thuhet se ai vetë ka dhënë dorëheqje, pasi ka qenë i pakënaqur me situatën në klub dhe se nuk ka dashur ta humbë emrin e tij si trajner.


