Ia tërhoqi vërejten, por Everton nuk ndalet me kaq – do të ketë gjobë për Kean

Ylli italian, i cili aktivizohet me skuadrën e Everton, Moise Kean, ka shkelur rregullat e klubit dhe këshillat e qeverisë, në kohën e pandemisë Covid-19.

Lojtari organizoi një festë në shtëpinë e tij, dhe ky gjest u cilësua si i papranueshëm nga skuadra e Everton.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Everton do ta gjobisë lojtarin me dy paga javore, transmeton lajmi.net.

Moise Kean fiton rreth 160 mijë funte në javë sipas kontratës së tij me Everton.

20 vjeçari ka shënuar vetëm një gol në 26 ndeshje me Everton, dhe tashmë lidhet me një rikthim të mundshëm në Serie A. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close