Linja midis lavdisë së përjetshme dhe harresës mund të jetë shumë e hollë dhe mund të mbyllet sa hap e mbyll sytë. Eduardo Diniz mund të shkruante emrin e tij në mesin e kandidatëve për çmimin FIFA Puskas, njohja që çdo vit jep golin më të mirë në botë. Por kur ai kishte bërë pjesën më të vështirë dhe ishte vetëm mbyllja një hap larg portes së zbrazët, ka mbetur ai që është dhe ka qenë gjithmonë: një mbrojtës i majtë i ndershëm brazilian, i cili ka ndryshuar rreth pesëmbëdhjetë ekipe në karrierën e tij dhe në moshën 33-vjeçare sheh momentin afër për të varur këpucët. Ndeshja e dytë e kampionatit Paulista të Serisë A2 u luajt në Brazil mes Portuguesa-s në Sao Bento dhe kur të 90-at kishte kaluar tashmë rezultati ishte i sigurt për vendasit, të cilët fituan 2-0 pas 1-1 të ndeshjes jashte fushe.

Você certamente vai assistir mais de uma vez. 😱 pic.twitter.com/OS029MD2l3
— Bernardo Pontes (@BernardoPontes) April 18, 2022
Me ekipin mik të gjithë të hedhur në zonën e penalltisë së Portugesa, Diniz vodhi topin nga një kundërshtar në vijën e tij të parë dhe kishte një mendim të mrekullueshëm: të shpengonte të kaluarën e tij si deshtim futbolli në pak sekonda. Pastaj futi zemrën brenda këpucëve dhe vrapoi më shpejt se era: topi dukej i magjepsur, pranë këmbës mbeti i ngjitur. Kërceu një, kërceu një tjetër, i pandalshëm drejt golit të jetës, kaloi dhe portierin: ëndrra ishte aty, mund ta prekte. Hyri në zonë, u tërhoq pa shikuar. Topi në tribune me rrjetën bosh, publiku i Estadio do Canindé nuk e beson, komentuesi nuk e beson, Diniz rrëzohet përtokë se e ka kuptuar. Ai e kuptoi se do të mbetet gjithmonë një mbrojtës i krahut me një karrierë të ndershme, e kuptoi që askush nuk do ta kujtojë kurrë kur të kete varur kepucet… Një shok e ngre lart, edhe ai ka kuptuar diçka tjetër: shokut të tij Eduardo nuk i mungon guximi, altruizmi dhe imagjinata dhe durimi nëse nuk arrin të godasë një porte te zbrazët nga disa hapa larg.

