Policia ka nisur hetimet lidhur me djalin e Cristiano Ronaldo. Një video e cila tashmë është fshirë nga rrjetet sociale tregon të birin e Cristiano Ronaldo duke drejtuar i vetëm një ‘Jet-ski’.

Pas kësaj videoje, policia ka nisur hetimet, pasur parasysh se i biri i Ronaldo është vetëm 10 vjeç, transmeton lajmi.net.
Motra e Ronaldo publikoi disa pamje në rrjetet e saja sociale, para se t’i fshinte ato.


Shtypi portugez insiston se videoja që thuhet të jetë bërë të shtunën në Paul do Mar, është shpërnadrë edhe nga Dolores Aveiro.
Policia e Maritime ka konfirmuar se hetimet kanë nisur lidhur me këtë ngjarje.
Policia është duke kërkuar gjithashtu se kuj i përket ‘Jet-ski’ dhe bëjnë të ditur se duhet licencë për të drejtuar atë.

