Eden Hazard nuk është rikthyer kurrë në nivelet e treguara, ku futbollisti belg shkëlqeu te Chelsea. Futbollisti është ende një objekt misterioz në shtëpinë e Real Madrid. Sulmuesi, i përfolur tashmë në seancat e fundit të merkatos së transferimeve, mund të largohet nga Madridi në janar.

Në vend të kësaj ata do kërkojnë ta shesin në mënyrë që edhe të shpëtojnë nga paga që duhet t’i paguajnë për një tjetër sezon, nëse nuk arrijnë ta finalizojnë qëllimin e tyre. Real Madrid pagoi në vitin 2019 100 milionë euro dhe të gjithë menduan se sulmuesi do të merrte stafetën e rëndë të lënë nga Cristiano Ronaldo.
Tani është një mundësi e rëndësishme edhe për Juventusin.
Sipas asaj që raportohet nga ‘okdiario.com’, klubi bardhezi po monitoron situatën e Hazard dhe marrëdhënia e shkëlqyer mes Andrea Agnelli dhe Florentino Perez mund të lehtësojë një transferim në janar.

