Haland jashtë normales, e mposht i vetëm PSZH-në

Kur në skuadër ke një futbollist si Haland, e ke gjithçka të lehtë.

Dortmundi ka marrë fitore 2:1 përballë Paris Sen Zhermenit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve edhe atë vetëm falë talentit Haland që po i habitë të gjithë me paraqitjet dhe golat e tij.

 Pjesa e parë e supërsfidës së Championsit përfundoi 0-0, por e dyta prodhoi gola. Fillimisht, Haland  shënoi për Dortmundin në minutën e 69-të, ndërsa Neymar barazoi në të të 75-tën pas asistit të Mbapes. Dy minuta më vonë, ishte sërish ai super-Halanda që tundi rrjetën për fitore të Dortmundit.

Gjithsesi, kualifikimi pritet të vendoset në “Park De Princ”./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close