Guardiola përforcon Cityn me yllin e Barcës

Mundodeportivo raporton se kampionët e Premierligës mund të negociojnë me Barcelonën për blerjen e mbrojtësit të djathtë, Sergi Roberto.

Barcelona duken të hapur për të shitur 28 vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 20220.

Roberto është mirë i njohur për Guardiolan, dhe mund të joshet nga trajneri i Cityt kur të hapet afati kalimtar i verës.

Dihet që Pep Guardiola do të synojë transferimin e një mbrojtësi të krahut të djathtë, pasi nuk është i kënaqur me Joao Cancelon, i cili pritet të largohet nga ‘Etihad Stadium’ gjatë kësaj vere.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close