Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka përmes rrjeteve sociale ka uruar festën e 28 Nëntorit.

Lojtari i Bajer Leverkusenit ka bërë një shkrim në rrjetet sociale për festën e flamurit, duke cilësuar këtë ditë si të madhe për lirinë dhe identitetin tone.
“Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë. Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë të dashur”, ka shkruar Granit Xhaka në rrjetet sociale.


