Ylli i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka arritur të gjejë rrugën e golit në ndeshjen kundër Swansea City, shkruan lajmi.net.

Nuhiu erdhi në këtë ndeshje si zëvendësues, por arriti që në fund të linte gjurmët e tij.
Ishte minuta e 90’ kur Nuhiu shënoi me gol, për të ngushtuar rezultatin në 2:1.
Gjithçka erdhi pas një harkimi nga ana e djathtë, dhe një shkëputje e lartë e Nuhiut bëri që ai ta dërgojë topin në rrjetë, me anë të goditjes me kokë.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e Nuhiut. /Lajmi.net/
NUHIU!!!! 1-2 come one boys let’s Nick a draw #WAWAW #swfc pic.twitter.com/gOb3Qta52a
— WAWAW76 (@ndunne76) July 5, 2020

