Shkëndija mori kualifikim për në raundin e dytë të eliminatoreve në Liga Europës pasi fitoi Sumgaitin me rezultat 2:0 në ndeshjen e turit të parë të këtij kompeticioni. Pas këtij suksesi, ka folur trajneri i kuqezinjëve, Ernest Gjoka, i cili ka theksuar se ekipi i tij është kualifikuar me meritë.

Ernest Gjoka: “Mendoj që arritëm atë që kishim bindje se do të kalonim këtë raund, duke pasur parasysh se kishim studiuar shumë mirë kundërshtarin, i dinim pikat e forta të kundërshtarit dhe pikat e dobëta të tyre. Mendoj që bëmë atë që ne kërkuam dhe besoj se me meritë kaluam këtë raund”.
Ernest Gjoka: “Kundërshtari nuk na befasoi me asgjë. Mendoj se baza e skuadrës kundërshtare ishte po ajo që ne e kishim studiuar dhe mendoj që ashtu si e kishim menduar të bëjmë detyrat ne i realizuam. Them që pikat e forta të kundërshtarit kërkuam t’i izolonim totalisht, sidomos fazën e tyre në sulm dhe mendoj që kjo ishte ajo që ne e thamë edhe dje se ne kishim studiuam goxha mirë këtë kundërshtarë”. Ernest Gjoka:“Janë disa lojtarë cilësorë. Sumqayit është një ekip simpatik, por mendoj se u mungon vetëm eksperienca në Europë, atë që Shkëndija e ka. Por ka disa lojtarë cilësorë si që ishte numri 10-të (Sadikhov), numri 18-të (Ahmadov), por mendoj se ka edhe disa të tjerë lojtarë shumë cilësorë”.

