Gjithçka në pikëpyetje sa i përket rinovimit të Ter Stegen – Barcelona interesohet për Onana

Portieri gjerman është tash e disa kohë në negociata me skuadrën, por duket se kërkesat e tij për pagën janë shumë të larta.

‘Sport’ raporton se Barcelona dhe Ter Stegen nuk janë as afër një marrëveshjeje për rinovimin, kështuqë katalanët kanë filluar të interesohen për një portier, transmeton lajmi.net.

Andre Onana, anëtar i Ajax, i cili u rrit në akademinë e Barcelonës, është emri për të cilin thuhet se Barca po e monitoron.

Skuadra e Chelsea është ajo që lidhet me të dy portierët në fjalë. Pra, nëse Chelsea siguron shërbimet e Ter Stegen, Onana kalon te Barca, por nëse Barca rinovon me gjermanin, Onana kalon te Chelsea – me shumë gjasë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close