Bale dhuron më shumë se 500 mijë euro në luftën kundër koronavirusit

Ylli i Real Madrid, Gereth Bale së bashku me gruan e tij, kanë dhuruar 569 mijë euro për Spitalin Universitar të Uellsit, një institucion me të cilin Bale ka marrëdhënie të mira.

“Dëshira e Gareth dhe Emma ishte që paratë të shpenzohen në luftën kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Len Richards, drejtor ekzekutiv i këtij institucioni, falënderoi çiftin për kontributin e tyre bujar: “Është shumë inkurajuese të dëgjosh që ata kanë zgjedhur të kthejnë diçka në spitalin e tyre lokal”.

Shumë yje të futbollit nëpër botë, tashmë i kanë bashkuar kësaj nisme, duke ndihmuar në vendet e tyre në kohën e koronavirusit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close