Ilicic iu bën dhuratë mjekëve si shenjë falënderimi për luftën ndaj koronavirusi

Anëtari i skuadrës nga Bergamo, i cili shkëlqeu në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Valencia, është kujdesur të falënderojë mjekët e qytetit.

Ilicic shënonte het-trik në ndeshjen kundër Valencia, duke bërë që topi i ndeshjes t’i takonte atij.

Por, lojtari ka dhuruar topin e fituar për mjekët e Bergamos, transmeton lajmi.net.

Këtë ai e ka bërë në shënjë falënderimi për punën që mjekët po bëjnë në luftën kundër Covid-19.

Dhuratë simbolike, por me domethënie të madhe nga slloveni. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close