Presidenti i Federatës italiane: Të shtyhet Euro 2020

Pandemia koronavirus ka vënë botën e futbollit në një kaos total, duke bërë që të gjitha top pesë kampionatet evropiane të suspendohen.

Kështu, deri më 12 qershor bëhet e pamundur që të mbyllen kampionatet, dhe presidenti i FIGC, Gavrina, thotë se Euro 2020 duhet të shtyhet, pasi kampionatet janë më me rëndësi.

“Përfundimi i kampionateve dhe kupave vendore duhet të jetë prioriteti” ka thënë Gabriele Gravina.

“Ne jemi të parët që kemi propozuar që kalendari internacional të zhvendoset. Po presim për propozimin e Ceferin” ka shtuar presidenti i FIGC.

Edhe raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se Euro 2020 mund të shtyhet për dhjetor. Kurse, anëtarja ekzekutive e UEFA thotë se Euro 2020 mund të luhet vitin tjetër. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close