Kryeministri i Japonisë tregon nëse do të zhvillohen Lojërat Olimpike

Pandemia Covid-19 ka bërë që sporti të vihet në kaos, duke bërë që shumë kampionate të shtyhen, madje në pikëpyetje të vihet edhe Euro 2020.

Meqë Lojërat Olimpike do të zhvillohen gjatë verës, edhe ato janë në rrezik. Lidhur me këtë ka folur edhe kryeministri japonez, Shinzo Abe, i cili insiston se gjithçka do të shkojë sipas planit.

“Ne do ta mposhtim shpërndarjen e virusit dhe do të mbajmëOlimpiadën pa problem, sipas planit” ka thënë Abe.

Japonia ka regijstruar më shumë se 1400 raste të prekura dhe 28 viktima nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close