Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Interit, por edhe përkundër rasteve të shumta, arritën ta shënojnë vetëm një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 34-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Cristiano Biraghit.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të ekipit të Antinio Contes që arritën ta shënojnë edhe dy gola tjerë dhe ta sigurojnë fitoren.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 83-të dhe ishte Alexis Sanchez, i cili shënoi për 0-2 pas asistimit të Victor Moses, ndërsa Lukaku (90+) shënoi golin e dytë personal dhe siguroi fitoren me rezultat 0-3./Lajmi.net/



