Skuadra e Fiorentinës ka shkarkuar Piolin nga pozita e trajnerit. Ky vendim i klubit italian vjen pas humbjes së fundit nga Leçe në kampionat, teksa aventura e Piolit në pankinën e Fiorentinës zgjati vetëm 10 ndeshje që nga rikthimi i tij. Italiani, është trajneri i radhës që shkarkohet nga një skuadër e Serisë A në këtë sezon, pas Tudorit i cili u shkarkua nga Juventusi. Pioli regjistroi një seri shumë negative, ku nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje me Fiorentinën, duke grumbulluar vetëm 4 pikë dhe renditet e fundit në tabelën e kampionatit italian. Kujtojmë se Pioli ka udhëhequr ekipe të ndryshme gjatë karrierës së tij si trajner, duke qenë pjesë e Al Nasër, Milanit, Interit, Lacios, Bolonjës, Palermos, Veronës e Sasuolos.
