Gafa e Gjermanisë, përfshin në listën e Nations League një sulmues letonez

Gjermania publikoi këtë të enjte listën e të ftuarve të Nations League. Në postimin e bërë, mbi të gjitha, ra në sy një gabim.

Mes të grumbulluarve të “Panzerave” u shfaq aksidentalisht emri i një lojtari nga Letonia. I listuar përkrah lojtarëve si Antonio Rüdiger i Real Madridit dhe Kai Havertz i Arsenalit, në faqen e internetit të Federatës Gjermane të Futbollit ishte emri i Dario Sits.

Sits është një sulmues 20-vjeçar, që aktivizohet në ekipin e divizionit të dytë holandez Helmond Sport, ku ai është i huazuar nga klubi italian Parma. Sits bëri debutimin e tij për Letoninë muajin e kaluar, ndërsa vlen të theksojmë se ka luajtur kundër Gjermanisë U-21 në 2022.

Emri i Sits u hoq shpejt, me Federatën që pranoi gabimin në një email të dërguar për Associated Press.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close