Manchester City sonte ka shënuar fitore 3-1 ndaj Sevillas në Champions League.

Njërën nga golat për skuadrën angleze e ka shënuar talenti anglez Rico Lewis.
Lewis ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve duke u bërë futbollisti më i ri i cili ka shënuar në këtë garë.
Ai ka gjetur golin në moshën 17 vjet e 346 ditë duke e thyer rekordin e Karim Benzemas i cili ka shënuar gol në moshën 17 vjet e 352 ditë.

