Futbolli në plan të dytë – Reina tregon pse shqetësohet nga koronavirusi

Ish portieri i Barcelonës, Liverpool, Bayern Munich, Milan dhe tani Aston Villa, tregoi për mediet spanjolle gjendjen e tij gjatë kohës së izolimit, e po ashtu edhe atë që e shqetëson nga koronavirusi.

“Unë kam pasur simptoma të koronavirusit. Kollë të thatë, ethe… Tashmë ndjehem më mirë. Unë po ndjek lajmet në të gjithë Evropën. Gjëja më e rëndësishme është që rregullat dhe këshillat e mjekëve të ndiqen, dhe kjo do të përfundojë shpejt. Duhet të merret seriozisht izolimi sepse ju ndihmoni në këtë ndihmë”, ka deklaruar 37 vjeçari, përcjell lajmi.net.

“Unë jam i shqetësuar për njerëzit që jetojnë në një banesë prej 70 metra katrorë me dy fëmijë. Futbolli është sekondar tani, mirëqenia njerëzore mbi të gjitha. Unë nuk e di nëse do të luajmë përsëri këtë sezon, pse ndeshjet pa tifozë nuk kanë kuptim për mua”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close