‘Djajtë e Kuq’ kanë qenë në bisedime prej dy muajsh me Borussia Dortmund për Jadon Sanchon, shkruan Fabrizio Romano, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, diskutimet me Borussia Dortmund për një tarifë transferimi janë ndërlikuar nga pandemia e koronavirusit.
Sancho është lojtari kryesor i Borussia Dortmund, dhe vlera e tij besohet të jetë rreth 100 milionë euro.
Reprezentuesi anglez edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Premierligës, duke veshur fanellën e Machester Cityt./Lajmi.net/

