Fabregas tregon pse refuzoi Man Utd dhe Man City për Chelsean e Mourinhos

Koha e tij te Barcelona po shkonte drejt fundit, me spanjollin që pritej të rikthehej sërish në Premierligë te Arsenal, por mungesa e një përgjigje nga ‘Gunners’ bëri që ai të vlerësonte edhe opsionet tjera.

“Sapo pata vendosur të largohem nga Barcelona, dhe Arsenal do ta kishte mundësinë e parë para çdo klubi tjetër, dhe unë nuk do të flisja me asnjë klub për një javë, për të parë nëse Arsenali më donte mua”, ka deklaruar Fabregas, përcjell lajmi.net.

“Arsene nuk dha një përgjigje, na duhej të prisnim vetëm një javë për përgjigjen e tyre”.

“Pas asaj jave unë duhet të shikoja mundësitë, kisha Manchester Cityn Unitedin, dhe pastaj fola me Mourinhon, e cila nuk kam menduar se do të ndodhte ajo”.

“Të jem i sinqertë, pasi lash dhomën me Mourinhon, unë thash: “Kjo është. Nuk dua të flas me askënd tjetër. Unë do të shkoj te Chelsea”.

“Ai më tha çfarë ekipi po krijonte, çfarë mendonte për mua, si donte që unë të luaja, kjo është ajo që doja”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close