Raste të rralla janë kur një futbollist vendos të sfidojë moshën e tij dhe të vazhdojë të luajë dhe pasi mbush 40 vjeç, duke dëshmuar se dëshira për të vazhduar të luajë është e vështirë të ndalet.

I tillë është rasti i kapitenit të Montepellier në Ligue 1.
Vitorino Hilton, qendërmbrojtësi brazilian, ka rinovuar kontratën me skuadrën franceze deri në fund të sezonit të ardhshëm, pavarësisht se është plot 42 vjeç dhe në shtator do të mbushë 43.

