FFM ka pështatur kushtet për vazhdimin e garave në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit shtetëror për Shëndetësi dhe në fundjavë vazhdojnë garat në Ligat e futbollit vendor.

Ndeshjet që ishin caktuar të luhen më 31 tetor dhe 1 nëntor, por u shtynë me vendim të Komisionit për Gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë për shkak të ndryshimeve në Protokollin për realizimin e masave për mbrojtje nga KOVID-19. FFM ka pështatur kushtet për vazhdimin e garave në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit shtetëror për Shëndetësi dhe në bazë të Protokollit që është i pranueshëm për institucionet shtetërore për shëndetësi dhe në pajtueshmëri me këtë, në fundjavë vazhdojnë garat në Ligat e futbollit vendor.
FFM si trup përgjegjës i futbollit shton se pret nga gjithë skuadrat që të sillen maksimalisht serioz dhe profesional në aspekt të respektimit të masave dhe rekomandimeve që parashihen në protokollin shëndetësor për të lehtësuar organizimin e ndeshjeve në këtë kohë të krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

