Fundjavë ideale në Kodrën e Diellit | Borë deri në 1 metër dhe çmime me zbritje 

Fundjava në Kodrën e Diellit pritet të sjellë kushte ideale për gjithë dashamirët e sporteve dimërore, falë motit të ngrohtë dhe trashësisë së borës që në disa pjesë të pistave arrin deri në afro një metër, njofton Nistori.

Sipas njoftimit nga qendra turistike, temperaturat e favorshme dhe gjendja e mirë e terrenit krijojnë mundësi optimale për skijim, snowboard dhe aktivitete rekreative në natyrë. Interesimi për fundjavën pritet të jetë i lartë, ndërsa vizitorët ftohen të përfitojnë nga oferta promocionale e paralajmëruar.

Për këtë vikend janë vendosur çmime me zbritje për të gjitha kategoritë e biletave:

  • Bileta ditore: nga 1400 në 1100 denarë
  • Bileta gjysmë-ditore: nga 1100 në 900 denarë
  • Bileta ditore për fëmijë: nga 1050 në 850 denarë
  • Bileta gjysmë-ditore për fëmijë: nga 750 në 550 denarë
  • Bileta ditore për personat mbi 63 vjeç: nga 1300 në 1000 denarë
  • Bileta gjysmë-ditore për personat mbi 63 vjeç: nga 1000 në 800 denarë

Menaxhmenti i qendrës thekson se kushtet në terren monitorohen vazhdimisht, ndërsa ekipet teknike janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e pistave, me qëllim garantimin e sigurisë dhe përvojës sa më cilësore për vizitorët.

Me kombinimin e motit të favorshëm, sasisë së konsiderueshme të borës dhe çmimeve promocionale, fundjava në Kodrën e Diellit shihet si një mundësi e mirë për të kaluar kohë aktive në natyrë. /Nistori/

https://www.facebook.com/share/r/1AgzyKjwp9/?mibextid=wwXIfr

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close