FFM hap procedurë disiplinore kundër Shkëndijës

Federata e Futbollit e Maqedonisë njoftoi sot vendime të reja të Komitetit Disiplinor dhe konfirmoi se janë hapur procedura kundër Shkëndijës.

Procedurat u hapën për shkak të organizimit të dobët në ndeshjen kundër Pelisterit.

“Po iniciohen procedura disiplinore kundër FK Shkëndija për ndeshjen e javës së 20-të midis FK Shkëndijës dhe FK Pelisterit, për shkak të organizimit të dobët. Gjatë ndeshjes, tifozët vendas hodhën monedha, çakmakë dhe shishe plastike në fushë. Gjyqtari i katërt u godit me një çakmak dhe monedha, dhe një mjet të mprehtë iu hodh atij, i cili ra pranë tij. Pas përfundimit të ndeshjes, kur katër gjyqtarët u drejtuan për në dhomat e zhveshjes, ndaj tyre u hodhën përsëri mjete. Gjithashtu, një person jozyrtar hyri në fushë dhe sulmoi verbalisht gjyqtarët. Pasi katër gjyqtarët hynë në ambientet zyrtare, i njëjti person i ndoqi, i ofendoi dhe u përpoq të përleshej fizikisht me ta”, thuhet në deklaratën e federatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close