Në Austri, në pistën e Spielberg, do të zhvillohet gara e dytë radhazi në kuadër të Formula 1.

Në këtë garë, i pari (pole-position) do të niset kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, me Mercedesin e tij numër 44.
Pas Hamilton, në klasifikim qëndron Max Verstappen, kurse në pozitën e katërt starton Valtteri Bottas.
Gara e dytë në Austri pritet të jetë jashtëzakonisht interesante. Sipas kohës sonë, gara fillon në ora 15:10.

