Barcelona ka shënuar rezultate të shkëlqyera nën drejtimin e strategut gjerman Hansi Flik dhe këtë e ka konfirmuar me triumfin 5-2 ndaj Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti katalanas ka shënuar 55 gola në 16 ndeshjet e para të këtij sezoni, për herë të parë në historinë e tyre. Hansi Flik tejkaloi rekordin e mëparshëm të Ferdinand Dauçik nga sezoni 1950/51 kur Barcelona shënoi 54 gola.
Në anën tjetër, mbrojtësi francez Zhill Kunde regjistroi tre asistime për gjigantin katalanas dhe kështu u gjend në një shoqëri të veçantë, pra tre mbrojtës të tjerë që ia dolën mbanë një gjë të tillë.
Që nga sezoni 2016/17, vetëm katër mbrojtës kanë shënuar nga tre asistime secili, përkatësisht Zhordi Alba kundër Totenhamit në 2018, Ashraf Hakimi kundër Atletikos në 2018, Zhoao Kanselo kundër Klub Brizhit në 2021 dhe Zhill Kunde ndaj Crvena Zvezda në 2024.

