Fjalët e para të Ronaldos pas rikthimit në stërvitje

Ylli portugez pas rikthimit në Itali qëndroi për dy javë në izolim, duke dalë negativ në testimin e bërë për koronavirus.

Ai sot, iu është bashkuar shokëve të skaudrës në stërvitje, ndonëse ato janë duke u zhvilluar në mënyrë individuale.

35 vjeçari kthimin në stërvitje dhe situatën që po shkon drejt normalitetit e lidh me durimin dhe qëndrimin e njerëve gjatë kësaj kohe.

“Kur të bëhemi të durueshëm dhe qëndrueshëm, ne gjejmë mënyrën për të kaluar vështirësitë”, ka shkruar Ronaldo.

Cristiano Ronaldo këtë sezon në Serie A ka shënuar 21 gola, duke u renditur në vendin e dytë në ranglistën e golashënueve, me gjashtë gola më pak se Ciro Immobile.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close