Fiorentina bie në vetëm një rast aktiv me COVID-19

Violat kanë pasur gjashtë anëtarë të klubit të infektuar me koronavirus, tre futbollistë dhe tre anëtarë të stafit, emrat e të cilëve nuk ishin bërë të ditur.

Në një deklaratë të lëshuar për media, skuadra e Fiorentinës ka konfirmuar se nga ata gjashtë, vetëm një ka dalë pozitiv.

Të gjitha testet e tjera të kryera për pjesën tjetër të skuadrës, janë negative.

Këto rezultate janë të mira për Fiorentinën, kur pritet që shumë shpejtë të fillojnë stërvitjet grupore në Serie A, me shpresën se kampionati do të vazhdohet./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close