Fillojnë ‘dramat’ e Neymar  – nëse sezoni anulohet, braziliani nuk kthehet në stërvitje te PSG

Ylli brazilian i futbollit po përgatitet që edhe këtë merkato të marrë vëmendjen maksimale.

Anëtari i Paris Saint Germain, Neymar, po lidhet përsëri me një rikthim të mundshëm te Barcelona, dhe për këtë rikthim ai është gati të bëjë gjithçka.

‘Sport’ shkruan se Neymar do të vazhdojë me presionin e njëjtë ndaj PSG, transmeton lajmi.net.

Braziliani nuk do të kthehet në seancat stërvitore të PSG, në rast se sezoni aktual anulohet.

Kësisoj, sulmuesi do të forcojë skuadrën e tij aktuale të arrijë një marrëveshje me Barcelonën.

Neymar bëri drama të tilla edhe gjatë verës së kaluar, por në fund vazhdoi qëndrimin në Paris. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close