Javën e kaluar Sportmail ka raportuar se një grup pune i organit drejtues të futbollit ka hartuar propozime që merren më çështjen e kontratave dhe transferimeve të lojtarëve.

Një tjetër dokument konfidencial, i parë nga kjo gazetë, përcakton një sërë masash që janë miratuar unanimisht, dhe nga të cilat FIFA pret nivelin e duhur të bashkëpunimit dhe pajtueshmërisë nga federatat anëtare.
Kontratat që është dashur të përfundojnë më 30 qershor, duhet të vazhdohen deri në datën e re të mbarimit të sezonit.
Ndërsa, kontratat që kanë pasur të fillojë nga 1 korriku, shtyhen, dhe do të fillojnë me të nisur sezoni i ri.
Kur një lojtar tashmë ka arritur marrëveshje transferimi me një klub, sezoni i ri i të cilit mund të ketë filluar para se sezoni i klubit të vjetër të mbarojë, përparësi do t’i jepet ish klubit./Lajmi.net/

