FFM dënon Pobedën e Prilepit për fyerjet dhe incidentet pas duelit me Shkëndijën e Haraçinës

Federata e Futbollit të Maqedonisë dënon skuadrën e Pobedës nga Prilepi, ku do të luajnë ndeshjet pa tifozë deri në fund të vitit 2025.

Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në mbledhjen e sotme, ka marrë disa vendime të rëndësishme, ndër të cilat më e ashpra ka prekur Pobedën. Ky klub nuk do të lejohet të zhvillojë ndeshje në fushën e vet me praninë e tifozëve deri në fund të vitit 2025.

Vendimi vjen pas incidentit që ndodhi të shtunën, pas përfundimit të ndeshjes së javës së 12-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë. Pas tërheqjes së ekipit mysafir në dhomat e zhveshjes, një tifoz i Pobedës theu një dritare të improvizuar dhe tentoi të ndërhynte në dhomat e skuadrës së Haraçinës. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e policisë e parandaloi përshkallëzimin e incidentit.

Në njoftimin zyrtar të Komisionit Disiplinor thuhet:

Pobeda dënohet me katër ndeshje pa praninë e publikut dhe me një gjobë prej 3.000 eurosh për shkak të brohoritjeve fyese me bazë kombëtare, shfaqjes së pankartave me përmbajtje ofenduese, si dhe për dëmtimin e xhamit të dhomës së zhveshjes së ekipit mysafir dhe rrezikimin e sigurisë së lojtarëve të Shkëndijës së Haraçinës s gjatë ndeshjes Pobeda – Shkëndija Haraçinë”.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se autori i incidentit është identifikuar dhe është arrestuar disa ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close