Federata e Futbollit të Portugalisë ka njoftuar në faqen zyrtare të tyre se kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës me seleksionuesin Fernando Santos.

Me kontratën e re, Santos do të detyrohet të qëndrojë në krye të ekipit përfaqësues deri në vitin 2024.
“Është një nder i madh për mua dhe stafin tim stërvitës që të vazhdojmë këtë rrugë, falë vullnetit dhe vendosmërisë së presidentit të federatës”, ka deklaruar Santos.
“Ne e dimë se mund të fitojmë gjithçka, por duhet të luftojmë për ta bërë atë. Ndoshta pas përfundimit të kësaj kontrate, do të përfundoj të stërvisë për futboll”.
Santos po drejton Portugalinë që nga viti 2014. Nën drejtimin e tij, ky ekip kombëtar u bë kampion i Evropës në vitin 2016 dhe fitoi Ligën e Kombeve në sezonin e saj të parë.

