FC Struga prezanton Besir Ramadanin

Besir Ramadani në sezonin e ri do të luaj me Struga Trim Lum. Këta të fundit prezantuan sot futbollistin shkupjan, me të cilin kanë firmosur kontratë 3 vjeçare.

Ramadani është futbollist i dalur nga FC Shkupi, ndërsa në formë huazimi ka luajtur edhe për Genç Kalemlerin dhe Gostivarin. Shkupjani gjithashtu ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U19 të Shqipërisë. Ramadani te Struga Trim Lum bëhet emri i dytë zyrtarë pas Jasmin Mecinoviqit, ndërsa skuadra strugane tashmë ka arritur marrëveshje edhe me portierin veteran, Raif Mirseloski, mbrojtësin Aleksandar Ristevski si dhe futbollistin ofenziv, Marjan Altiparamkovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close