Për të marrë pjesë aplikoi në ditën e fundit, por tashmë ndihet “i pasur” nga ajo çka mësoi.

Bëhet fjalë për zëdhënësin e Federatës të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Faton Zylbeharin, i cili ditë më parë ishte pjesë e “UEFA Strategic Communications Compact Cours”
Në një intervistë për RTV Dukagjini, ai rrëfeu për këtë përvojë unike, takimet me njerëz të rëndësishëm nga bota e sportit në Angli dhe shumë gjëra të tjera.
“Kemi pasur ligjërues, të cilët punonin në UEFA. Amanda Docherty, themeluesja e zyrës për marrëdhënie me publikun të Arsenalit – në vitin 1996, 14 vite ka punuar aty, tash punon në UEFA, teksa në të kaluarën ka punuar edhe në Federatën e Anglisë. Një ligjërues tjetër ishte që ka punuar në Chelsea, ka punuar 12-të vite në Media Departmet, ka pasur edhe përfaqësues nga Manchester United dhe Evertoni”, tregoi Zylbehari fillimisht.
Ai po ashtu shtoi se “i Evetonit ishte funksionimi i klubit dhe menaxhimi i situatës me ndërtimin e stadiumit të ri, kurse i Unitedit për Social Media, por edhe për pjesën content, rëndësinë e rrjeteve të reja sociale si Tiktoku e kështu”.
Zylbehari përmendi se edhe çfarë detyra – ndër të tjera kishte në këtë kurs.
“Jo vetëm, detyrën kryesore e patëm se si të menaxhohet një situatë krize, në aspekt të komunikimit, por edhe në aspektin të menaxhimit të brendshëm. Në këtë aspekt kemi pasur më shumë punë, detyra. Ishte pak intensive, sepse, për katër ditë kaluam diçka që duhej kaluar ndoshta për 2 javë. Por, ja vlejti shumë si përvojë, sepse ishte diçka shumë e mirë dhe unike”, tha ai.
Fatoni po ashtu bëri të ditur se në këtë kurs ishte i vetmi që mori pjesë nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Kroacia.

“Prej anëve tona isha vetëm une, sepse nuk ishte as nga Shqipëri dhe Kosova, por as nga Serbia dhe Kroacia. Do e kisha sugjeru që këtë ta kalonte secili person, sepse krahas punës kishim fatin që të bënin biseda rreth sportit me njerëz me CV të pasur, nga Arsenali, Chelsea, Liverpoolit e shumë të tjerë”.
Për fund, ai tha se “ndjehem i priveligjuar, i lumtur dhe i pasur në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme që të dish të kesh përgatitje për komunikim strategjik në çdo situatë”.

Ky kurs u mbajt në Nyon të Zvicrës, teksa zgjati nga 24 janari deri më 27.

