Sulmuesi shkodran Erald Çinari nga Samsunspor-i i Turqisë transferohet në Tetovë duke firmosur deri verën e vitit 2024 me Shkëndijën.

Sulmuesi dhe kryesia e klubit kanë gjetur akordin për bashkëpunim, ndërsa pasi 26 vjeçari kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore u firmos kontrata 1.5 vjeçare.

Çinari te Shkëndija vjen nga rradhët e Samsunspor-it të Turqisë dhe pritet të jetë përforcim për krahët e sulmit edhe pse mund të luajë edhe si sulmues qendre.

Në Turqi u transferua në verën e vitit 2021, pasi paraprakisht luajti tre sezone me Partizanin e Tiranës të cilët i ndihmoi të fitonin kampionatin dhe Super Kupën e Shqipërisë. Karrierën e ka nisur në vendlindje te Vllaznia me të cilët është paraqitur për 5 sezone si profesionist.

