Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të jetë mysafire e Bullgarisë në Razgrad për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Para kësaj sfide në konferencën për shtyp ka folur edhe kapiteni Enis Bardhi.

“Ne kemi përvojë, jemi gati të luajmë zgjuar edhe kur jemi favoritë. Ne kemi një mentalitet fitues. Është shumë e rëndësishme për ne që të fillojmë mirë. Kemi rifreskim në skuadër, por jemi gati fizikisht dhe mendërisht për sfidën.
Jam i nderuar që jam kapiten, por gjithmonë them që të gjithë jemi kapiten dhe të gjithë mund të shtojmë vlerë në momente të caktuara. Suksesi i përfaqësueses është më i rëndësishmi për ne. Herën e fundit që isha kapiten shënova tre gola dhe nuk do të ishte keq të vazhdoja kështu”.

