Emery zbulon detajet, afrohet me ligën italiane: Kam pasur kontakte me disa skuadra nga Serie A

Ish trajneri i Arsenal dhe Paris Saint Germain ka bërë të ditur se nuk përjashton asnjërën nga top pesë ligat e futbollit, për të vazhduar karrierën e tij.

Në mesin e shumë kampionateve, trajneri më shumë ka folur për Serie A, duke zbuluar se ka pasur kontakte me një numër skuadrash nga ai kampionat.

“Nuk e përjashtoj Italinë nga opsionet, është një vend ku nuk kam punuar kurrë më parë”, ka thënë Emery, transmeton lajmi.net.

“Unë kam pasur kontakte me disa skuadra italiane më parë, por për ndonjë arsye ose tjetër, nuk ishte e mundur të punoja aty. Jam i hapur dhe vazhdoj ta vëzhgoj Italinë” shtoi trajneri.

“Për respekt, nuk do të përmend skuadrat që më kanë kontaktuar më parë” tha ndër të tjerash trajneri që së fundmi kishte udhëhequr Arsenalin.

Emery ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Juventus, para se drejtimin e ‘Zonjës së vjetër’ ta merrte Maurizio Sarri. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close