Dy sulmues në listën e dëshirave të Man Utd

‘Djajtë e kuq’ janë në nevojë për ta përforcuar skuadrën e tyre, në mënyrë që të vazhdojnë formën e mirë të treguar në ndeshjet e fundit, para suspendimit të kampionatit.

Kështu, skuadra duket se është duke menduar më shumë për fazën e sulmit, ku në këtë sezon janë shfaqur më shumë telashe.

Sipas ‘Evening Standard’, dy sulmues janë në listën e dëshirave të United. Bëhet fjalë për Raul Jimenez dhe Harry Kane, transmeton lajmi.net.

Kane është dëshira më e madhe, por si alternativë shihet edhe anëtari i Wolverhampton Wanderers.

Në anën tjetër, skuadra po punon edhe për transferimin permanent të Odion Ighalo. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close