Elisa Asllani, 15 vjeçarja që shkëlqen te Nordshjælland të Danimarkës, shpërblehet me kontratë 2 vjeçare 

Elisa Asllani, 15 vjeçarja shqiptare që po shkëlqen në Danimarkë, kampione dhe golashënuese me Nordshjelland U16, shpërblehet me kontratë 3 vjeçare. 

Një tjetër histori frymëzuese nga sportistët tanë të rinj jashtë vendit. Elisa Asllani, një vajzë shqiptare me prejardhje nga Dobroshti i Tetovës dhe që jeton në Danimarkë, po lë gjurmë të thella në futbollin danez.

15-vjeçarja është pjesë e ekipit U16 të FC Nordsjælland, me të cilin sapo ka fituar titullin kampion të Danimarkës për grupmoshat e tyre. Elisa nuk ishte thjesht pjesë e ekipit, ajo ishte një nga yjet kryesorë, duke përfunduar sezonin si golashënuesja më e mirë me 18 gola!

Forma e saj mbresëlënëse nuk ka kaluar pa u vënë re. FC Nordsjælland i ka ofruar Elisës një kontratë trevjeçare, ndërsa pas përfundimit të pushimeve, ajo do të ngjitet në një nivel më të lartë, duke u bashkuar me ekipin U19 të klubit, edhe pse është vetëm 15 vjeçe.

Një rrugëtim që sapo ka nisur, por që premton shumë për të ardhmen e një talente shqiptare që po rritet me standardet më të larta të futbollit evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close