Elif Elmasi me Napolin fitojnë Interin

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas me Napolin e tij kanë fituar ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, duke triumfuar në transfertën me Interin me rezultatin 0:1.

Elmas luajti nga minuta e parë deri në fund, duke dhënë kontributin e tij për triumfin e skaudrës së tij, me golin e vetëm për “napolitanët” që u shënua nga Ruiz në minutën e 57-të.

Kështu Napoli merr një përparësi të madhe për në ndeshjen e kthimit, aty ku do të vendoset edhe kualifikimi për në finalen e madhe./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close