Sefer Emini do të ndërroj ambient. “Sportmania” mëson ekskluzivisht se futbollisti shqiptar nga Shkupi do të largohet nga elita e futbollit të Danimarkës, ku është aktivizuar me Sonderjysken.

Shkëlqimi i tij në futbollin danez, me gola dhe asiste si dhe lojë të mirë ka ngjallur interesim nga disa klube të kampionateve të ndryshme europiane.
Mirëpo, “Sportmania” mëson klubin që është shumë afër për ta transferuar Sefer Eminin.
Shkupjani ka arritur akord me Lech Poznan të Polonisë. Marrëveshja ndërmjet futbollistit dhe klubit polak është arritur, teksa mbetet edhe klubet për të arritur një akord dhe futbollisti të kryej transferimin nga Danimarka në Poloni.
Kujtojmë se Sefer Emini ishte i ftuar edhe për dy ndeshjet e fundit të Maqedonisë në Ligën e Kombeve, aty ku përfaqësuesja e vendit, arriti vendin e parë në grup, duke kaluar në Grupin B./Sportmania/

