Mbrojtësi i djathtë tetovar ndryshon ngjyra, por jo qytetin. Një prej futbollistët më të mirë të kuqezinjëve në pranverë do të luajë me fanellën e ekipit nga Xhepçishti. Drejtuesit e Renovës bëjnë goditje me peshë në merkato, duke përforcuar dukshëm krahun e djathtë të mbrojtjes me një futbollist të dëshmuar me me tituj në futbollin vendor. Marrëveshja mes dy klubeve parasheh huazim të Muratit nga Shkëndija te Renova për pjesën pranverore të sezonit. Kjo do të jetë hera e dytë që Mevlan Murati largohet si huazim, pasi vite më parë kaloi një sezon te FC Shkupi, ndërsa ish-reprezentuesi i shpresave të Maqedonisë së Veriut një sezon luajti në Shqipëri me Partizanin e Tiranës, si dhe në vitin 2017 ishte standard me Maqedonine U21 në Kampionatin Europian.


