Qendërmbrojtësi ende nuk ka debutuar te Arsenal, derisa është huazim te Marseille, deri në fundin e sezonit, transmeton lajmi.net.

Marseille dëshiron nënshkrimin me Saliba, por 20-vjeçari është i interesuar për t’u rikthyer te Arsenali, ngase Mikel Arteta do i jap rastin në ekipin e parë.
Sidoqoftë, “Calciomercato” raporton se Real Madrid dhe Inter e duan Saliba dhe që “Topçinjtë” e shesin vetëm nëse ofrohen 30 milionë euro.
Raporti shton se agjenti i Salibas, Niang Djibril është në bisedime me disa klube nga Evropa, por Arsenal është nënpresion shkaku i kontratës deri në vitin 2024.
Saliba ka zhvilluar 29 paraqitje për Marseille në të gjitha garat nën urdhrat e Jorge Sampaoli, por ndeshjet e 20-vjeçarit për Arsenalin kanë qenë me grupmoshat U23./Lajmi.net/

