Fitorja 4:0 e Armenia Bielefeld ndaj Dynamo Dresden mbrëmjen e djeshme, i siguroi ekipit edhe matematikisht promovimin në Bundesligë. Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar, Bielefeld ka nëntë pikë më shumë se Stuttgart në vendin e tretë – që luan në play-off dhe tetë më shumë se vendi i dytë Hamburg, që promovohet direkt.

Bielefeld për herë të fundit ishte pjesë e elitës gjermane në vitin 2009, përcjell lajmi.net.
Që nga atëherë, klubi luajti tre sezone në nivelin e tretë të futbollit gjerman por gradualisht arriti të rikthehej dhe tashmë edicionin 2020/21 do ta luajë në Bundesligë.

