Egzon Bejtullai është një futbollist i lirë pas ndarjes me skuadrën e Gjilanit nga Superliga e Kosovës. Mirëpo mbrojtësi tetovar me shumë gjasë nuk do të ndërroj ambient, pasi mund të firmos me skuadrën e të njejtit qytet ose me rivalët e Gjilanit, ekipin e Dritës. Informacionet jo zyrtarte bëjnë të ditur se Bejtullai është afër marrëveshjes me Dritën e cila po udhëhiqet nga tekniku shkupjan, Zekirija Ramadani.

Për Bejtullai të interesuar ishin edhe skuadra e Ballkanit, ndërsa tetovari kishte oferta edhe nga elita e futbollit shqiptar.
Egzon Bejtullai në të kaluarën ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës, Teteksin dhe Helsinborgun, ndërsa ka qenë pjesë e dy Kampionateve Europiane me Maqedoninë U21 në vitin 2017 si dhe me përfaqësuesen ‘A’ në vitin 2021. /Sportmania/

