Mbrojtësi Ardit Iljazi rikthehet në elitën e futbollit vendor. Futbollisti nga Gostivari me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdoj në Ligën e Parë. Klubi që është më afër për të firmosur me Ardit Iljazin është skuadra e Voska Sportit. Drejtuesit e ekipit nga Ohri dhe futbollisti janë në bisedime dhe janë afër finalizimit të marrëveshjes, me Ardit Iljazin që pritet të bëhet pjesë e skuadrës shqiptare që për herë të parë këtë sezon po luan në mesin e më të mirëve të futbollit vendor.

Ardit Iljazi së fundmi ishte pjesë e Superligës shqiptare, ku luajti me Tuetën e Durrësit, Erzenin, ndërsa më herët ka veshur fanellën e Shkupit dhe Gostivarit.

