Edhe skuadra e Lyon preket nga Covid-19

Skuadra franceze është ajo që së fundmi njofton për rastet e reja me Covid-19, përcjell lajmi.net.

Lyon kanë konfirmuar disa raste me Covid-19, por nuk kanë bërë specifik numrin e as emrat e lojtarëve të prekur.

“Lojtarët e prekur janë vendosur menjëherë në izolim, ndaras. Pjesa tjetër e skuadrës ka vazhduar stërvitjen dhe mbeten në Decines për të vazhduar përgatitjet”, thuhet në njoftim.

Përveç Ligue 1, edhe Serie A dhe Premier League janë në situatë të vështirë nga pandemia. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close